Eintrag vornehmen
Name:
E-Mail:
Homepage:
Beitrag:
Smileys: ::) :) ;) :D ?:( :( :o :8 :P :[ :X :* :-/
BB-Code: fettkursivunterstrichen
Datenschutzerklärung
Ja, ich akzeptiere die Datenschutzerklärung.
HINWEIS: Ihr neuer Eintrag erscheint erst nach
Freischaltung des Eintrages durch den Betreiber.


« Vorherige123 ... 717273747576Nächste »
(1136 Einträge total)

#71   e _mira16.04.2005 - 23:38
tung te pershendes bashkim te uroj qdo te mir une jom ne perendim dhe te tregoi se ne mujin e 6 jom ne kosove le emailin tend dhe ndoshta do kalojm mir tung

#70   sharamantja16.04.2005 - 23:36
deshiroi te njoftohem me nje njal kosove qe eshte i moshes 30 deri ne 35 vite qe eshte sy kaltert dhe do te kalojm mir ju lutem ai qe eshte i interesuar le te ma jep imellen dhe nuk do te pendohet do te jet nje nder njerzit ma te lumtur

#69   pranvera16.04.2005 - 23:33
NJE PERSHENDETJE,JAM NJE VASH E KOSOVES QYTETARE EGJENERATES 1972 E PAMARTUAR E THASH TE SHIKOJE SE AKA TE INTERESUAR ME UNJOFTU PER QELLIME VETEM SERIOZE ME NJE TE RI TE MOSHES SIME ...per me shume mund te informoheni ne emailin ; riveralfa@yahoo.com
--------------------------------------------------------------------------------

#68   delta ladyE-Mail16.04.2005 - 23:31
tung.TUNG,DESHIROJ TE NJOFTOHEM ME NJE TE RI TE PAMARTUAR PER QELLIME MARTESORE NESE U PELQEN FTESA,,,UNE JAM NJE ERE 1966 VITIT,E PAMARTUAR EBANOJ NE QYTET mund shkruani ne ;worrldwate3@yahoo.com

#67   Anonym07.04.2005 - 18:17
ju sho ne ender
por nuk jam ne zhgender
per ti mendoi
per ti do te jetoi
dua nje er tju shikoi
dhe ti te kujtoi
prandai mos me mundo
mos me lendo
shkruam vetem nje er
dhe mos me le te mjer
nese po
mos me thua jo
shkruai
mos me le te vuai

#66   artes per muaE-MailHomepage30.03.2005 - 16:47
Bija ime!

Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.

Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha.

Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t\i dalë dikush në krah.

Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten.

Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t\ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

Bija ime! Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje.

Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë.

E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.



Bija ime!



Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht.

Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë.

Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi.

Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.



P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t\i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.


#65   fatiE-Mail30.03.2005 - 16:22
KËNGA E VDEKJES
(Apo vdekja e këngës)





Kur të vdes e dashur

Të mos qash për mua

Lule përmbi varr

Të mbjellësh nuk dua.



Lëre barin mbi mua të rritet, shiu ta ujisë,

Qirinj tek koka, mos më ndiz.

Se nata qënka më e zezë, se mjekra e arabit

S’mund ta zbardhë

As bora e freskët e Korabit.



Merak më mos ki, mos prit më për mua

Nuk më merr uria, kujdesje nuk dua.



Këpucët s’më vrasin, rrufetë s’më godasin

Nuk më qull shiu, lulet nuk i shoh

Nuk më ngroh qiriu.



Sytë i mbylla , nuk shikoj

Veshët i zura, nuk dëgjoj

Dhimbjet i përzura

Por shpirtin, në poezi e vura

Përgjithmonë, të jetë aty

Me ty !


#64   Anonym30.03.2005 - 15:54
SULMI I FUNDIT


Shikoj pishinën e vockël ,ku peshqit pasionojnë kalimtarët
Ushqehen nga ato,kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,nuk mundem,edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë,po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!Që më vinte ky zë prej së largu,kur pash fëmijun tim të më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji,dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni-psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër

Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!
Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime,UÇK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun,le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend
të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tet ova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin...O Zoti im më bën të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej

Luani bijt e mi luani,do vi babi tju bashkangjitem në lojën me top
Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi,jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...bijt e mi

Radusha?O!...Radusha,Bojana... Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe mu sikur në Sllupçanin legjendarHaraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
Çka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato

Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë
Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
Katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma

#63   Anonym30.03.2005 - 15:52
TË LUTEM


Mjegullat nëpër sy,sytë më janë verbuar,me duket se jame ne qiell,
e preki gjithësinë,sa shpraztirë,era e ftohtë,yjet pa dritë,
edhe ato të vetmuara,askund askush,shpraztirë e pafund,
i shqetësuar jamë nuk di katë shkojë.
Cila rrugë më shpie në drejtim të duhur,jam në udhëkryq
pa emër,
i humbur e i hutuar qëndrojë në gjithësi,
i mjeri i humburi unë në kozmosin e pafundë.


Dua të zgjohem në jetën që isha ,dua të bërtasë LIBERTAS,
dua të jemë ai që isha,
dua të dalë nga ky labirint,dua të gjejë rugën e humbur.
Endem anë e mbanë kozmosit të pafundë kërkojë atë...


Kërkojë kohën e humbur, kërkojë jetën kur isha fëmijë,
kërkojë ditën kur u dashurova për herë të parë,
kërkojë atë që e kam humbur e që nuk vjen dot!
e dashura kohë të lutem kthehu vetëm pakë ...

#62   Anonym30.03.2005 - 15:51
Udha e mbare, Trim!

TE PESËVE*

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.

Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare

#61   dukaginiE-Mail30.03.2005 - 15:49
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vogelì.
Jam si më sheh
e si më njeh:
kësulë-bardh e krye-lith,
kryelith me një shami,
me tri shami:
për trimëri!
Jam eshtër-math
i vrazhdët jam
e bojalli-
dhe sytë e mi:
janë plot shkëndì,
si baterdì.
Dhe kam urì
si s\ka njerì
për Drejtësì
e për Lirì
si gjithë Asimët
e gjithë Qerimët
e Vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
që në vogelì.
Se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët.
Ma vranë,
se urdhër dha Vojvoda
e Krali- vetë:
Të vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi këtë Dhè!
Dhe tokën qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënje
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
që desha
si xhanin!
Ma muar
me armë në duar
me gjak nëpër duar
Agrarët!
Xhandarët
Tuxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok:
si sorrat!
për kërme.
Oborrin ma muar
gjer në shtepi
dhe ngrehe për vete shtëpi
në sytë e mi.
Dhe unë,
ja, unë!
që isha zot
që qemot:
mbeta pa dhè,
bujk pa dhè
bari pa kope
këtu,
në dherin tim.
Dhe plori m\u ndryshk,
Hambari m\u myshk...
Po shpresa s\m\u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............

#60   Anonym30.03.2005 - 15:04
Albanian National Hymn



United around the flag,

With one desire and one aim

All swearing to it,

giving the word for our salvation.

Only who is born traitor runs away from the fight ,

The real man, does not frighten, But dies,

yes dies like a martyr.



Ready with our arms

to defend our Native land,

We will assert our rights,

and we will expel the enemy .

The word of God says that some Nations,

will be sweeped out from the earth,

But Albania will always exist,

Because we will fight for her!


#59   Anonym30.03.2005 - 15:03

LAMTUMIRË ATDHEUT



Gjith’ e veshur ndë të zeza

Dolli nj’ vashë nga qyteti,

Vajti t’marë uratëzën

Uratën e dheut saj.

Aty poq mënin e zi

Kputi dëgëzen plot gjethe ;

Poqi mollën dhe këputi

Degën me molla të bardha;

Mblodhi lule në prehërin;

Pastaj u vu duke qarë

Për fatin e vëndit vet :

- Lamtëmirë dheu im,

T’ përshëndes, se po të le,

E s’do të shoh un’ ty më,

As kam vënd se ku të vete;

As qytet ku të vendosem,

Pa një shpi te ku të mbëlidhem !

Këto deg’ e këto lule

Vyshken shpejt kur të jen’ larg

Nuk ma nxjerrin fare mallin !




#58   Anonym30.03.2005 - 14:45
Kush të tha, se m’humbi vlera
Kush të tha, se s’do t’kem fat
Kush të tha, se m’u mbyll dera
Kush të tha, se jam i ngratë
Kush të tha, se nuk jam mirë
Kush të tha, se qaj me lot
Kush të tha, se jam i nxirë
Kush të tha, se jetoj kot
Kush të tha, se jam harruar
Kush të tha, se vet do t’mbes
Kush të tha, se jam mallkuar
Kush të tha, se shpejt do t’vdes
Unë dhe ti
ishim lindur
unë dhe ti
ti për mua
unë për ty
ndërmjet nesh
vend i bëmë
veç të madhes
DASHURI

#57   AnonymE-MailHomepage29.03.2005 - 22:45
EDHE VETEN PER TI DO TA SAKRIFIKOI
VETEM TE ME THONI SE JU DASHUROI
DO TI KISHA DHEN EDHE SYT QE I KAM NE BALL
POR TJU KISHA PAR NJE ER DHE TE ME IQET KI MALL
TJU THEM SE JU DUA
QE TE JENI GRUA,PER MUA
QE TE JEMI SE BASHKU TE DY
DHE TE VDES BASHK ME TY
TE DUA A_ _A
JU DUA




« Vorherige123 ... 717273747576Nächste »
(1136 Einträge total)


Datenschutzerklärung
Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!